Gjinushi: U bashkua Sali Gërdeci me Ilir FloririnNga TemaKryetari i PSD, Skënder Gjinushi, u shpreh dje pro bojkotit parlamentar, ide e hedhur nga PS dhe kryetari i saj. Gjinushi tha dje se bojkoti ndaj parlamentit është veprimi i parë që duhet të bë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Gjinushi: U bashkua Sali Gërdeci me Ilir FloririnNga TemaKryetari i PSD, Skënder Gjinushi, u shpreh dje pro bojkotit parlamentar, ide e hedhur nga PS dhe kryetari i saj. Gjinushi tha dje se bojkoti ndaj parlamentit është veprimi i parë që duhet të bëjë opozita, pasi zgjedhjet e 28 qershorit janë cenuar dhe se institucionet që dalin nga këto zgjedhje nuk janë të ligjshme. Deklarata e Gjinushit erdhi pas një takimi prej rreth një ore e gjysmë me kryetarin në detyrë të PS, Edi Rama. “Me një parlament me demokraci të cenuar dhe cunguar, të dalë nga zgjedhje jo të ligjshme dhe jo të standardeve, patjetër që bojkoti është veprimi i parë. Nuk mjafton vetëm bojkoti, patjetër që ne na takon roli që ky vend të kthehet në një vend normal. Ilir Meta bën pazar me Sali Berishën për të mbajtur gjallë korrupsionin. Është një marrëveshje, sipas etiketimit të bërë nga vetë dy protagonistët, të Sali Gërdecit me Ilir Floririn. Mjaftojnë këto etiketime për të kuptuar moralin e kësaj marrëveshje”, - tha ai.
Kryetari i socialdemokratëve njoftoi gjithashtu krijimin e një fronti të majtë kundrejt qeverisjes së re, të cilën nuk humbi rastin ta ironizojë.