Rama: Berisha e Meta sdo ta kenë të lehtë me mua
Edi Rama ka ripërsëritur akuzat e tij kundër procesit zgjedhor të 28 qershorit. Duke reaguar ndaj konferencës për shtyp të një dite më parë të kryeministrit Berisha, Rama foli sërish për atë që ai e quan maskaradë elektorale.
Rama “Unë dua të rikthehem në çështjen e bashkëpunimit të organizuar të Sali Berishës dhe të pushtetit të tij, me lukuninë e kriminelëve të liruar nga burgjet për fushatë elektorale në shkelje të ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Trajtimi nga ana e Kryeministrit të vendit, i lejeve të dhëna për këta vrasës, për këta trafikantë, për këta përdhunues si procedurë e zakonshme administrative, që do të vazhdoj normalisht është shprehja më shembullore e faktit se ky bashkëpunim ka qenë i qëllimshëm, se ky bashkëpunim ka qenë i strukturuar, se ky bashkëpunim ka qenë për qëllimin e vetëm të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit, duke abuzuar skaj më skaj me shtetin dhe me ligjin. Ne nuk kemi folur për procedura standarde ligjore, kemi folur për shkelje të hapur dhe flagrante të ligjit. Rastet e paraqitura prej nesh, të siguruara prej burimeve konfidenciale, plotësisht të verifikueshme, nuk janë raste të njerëzve që kryejnë dënimin dhe marrin një leje të zakonshme standard brenda gjithë procedurave. Por janë raste të shkeljes flagrante të kushteve që parasheh ligji për lejen e çdo të dënuari, që të kapërcej pragun e burgut.”
Duke folur dhe për bashkëpunimin Berisha-Meta, Rama ka deklaruar se nuk do t’iu bëjë të lehtë bashkëqeverisjen derisa të zbardhen sipas tij shkeljet dhe manipulimet që iu bënë rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit.