Rama Berisha eshte thjesht nje drejtor komunaleje

BERAT - Gjate prezantimit te kandidatit te PS-se per Bashkine e Beratit kryetari i Partise Socialiste Edi Rama u ka shpjeguar mbeshtetesve arsyet pse zgjedhjet e ardhshme jane
politike. Ne fjalen e mbajtur ne kete takim elektoral kryesocialisti ka vleresuar kryeministrin
Berisha si nje drejtor komunaleje. Ai gjithashtu ngriti shqetesimet me te medha me te cilat perballet sot qyteti i Beratit qe sipas tij eshte lene ne meshire te fatit nga qeveria.
Shiheni si e kane lene teresisht ne meshire te fatit Beratin qindra vjecar. Qeveria e ka braktisur Beratin. Ne kete mrekulli te zotit dhe te njeriut shtrihet Berati ne mes te skamjes e varferise ky xhevahir ka nevoje te pastrohet nga pluhurat e indiferences se shtetit - tha Rama. Sipas tij nese do te investohet per kete qytet edhe lumi Osum nuk do te jete me nje burim permbytjesh per banoret por burim fitimi prej turizmit.
Ja pse vota e 8 Majit eshte vote politike e cila do ndaje rrugen e Saliut nga e jone. Qeveria duhet te kete sy per te pare dhe vleresuar pasurite qe na ka dhene zoti dhe ato qe njerezit ne breza i kane ndertuar. Kjo pasuri po humbet prej shurdherise se pushtetit. Ky nuk eshte
kryeminister ky eshte thjesht nje drejtor komunaleje theksoi kryetari i PS.