E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha gënjen për fondet e shkollave

Tiranë- “Berisha gënjen për fondet e shkollave”. Kështu i është përgjigjur kreu i bashkisë së Tiranës, Edi Rama deklaratave të bëra nga kryeministri Berisha, sipas të cilit fondet për rikonstruksionin e shkollave janë dhënë nga qeveria.

“Hunda e Berishës ka shkuar deri në Dajt nga gënjeshtrat. Nuk janë dhënë para nga buxheti për shkollat”- tha Rama sot gjatë inaugurimit të një shkolle tjetër për nxënësit e kryeqytetit, shkollës “Skënder Çaçi”.

Përgjigja e tij ka ardhur pak kohë pas deklaratës së bërë nga Berisha gjatë vizitës së tij në Vorë, ku teksa premtonte rindërtimin modern të zonë nuk ka harruar të hedhë akuzat e radhës ndaj kreut të bashkisë, Rama.

Sipas Berishës, kryetari i bashkisë ka abuzuar me fondet e qeverisë, e cila ka dhënë 18 milionë lekë. Por e menjëherëshme ka qenë përgjigja e Ramës, i cili ka deklaruar me fakte se edhe këtë herë, Berisha ka vijuar me gënjeshtrën e radhës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›