E Diel, 1 Nëntor 2026

Rizgjimi i vullkanik Caldera shkakton panik në Santorini

Greqi- Në trekëndëshin detar të Egjeut midis ishujve të Kretës, Santorinit dhe Rodosit janë shënuar 68 tërmete brenda 34 orëve. Kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim tek banorët dhe tek autoritetet.

Mësohet se në rajonin ku janë regjistruar lëkundjet ka erë squfuri dhe deformime të tokës. Çka sipas sizmologëve është tipike e një aktiviteti vullkanik.

Sipas specialistëve tërmeti i fundit pranë Kretës me fuqi prej 5.3 ballë Rihter nuk ka lidhje me tërmetet afër  Santorinit. Nga ana tjetër një grup sizmologësh tregojnë se tërmetet nuk paralajmerojnë, ndërsa vullkani po që paralajmëron përpara se të shpërthejë.

Ndërkaq autoritetet lokale kanë paralajmëruar qyetarët të përgatiten për çdo të papritur. Sipas tyre edhe një shpërthim i thjeshtë hiri vullkanik mund të sjellë pasoja.

Kompleksi i ishujve të Santorinit, është një fenomen unik në të gjithë botën me vullkanin Caldera, që shpërtheu 2,5 milion vjet më parë dhe deri më sot është zgjuar 12 herë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Panik në Australi, zjarret dalin jashtë kontrollit Australi- Tmerri i zjarreve është rikthyer në Australi, por këtë...
  2. Panik në Virxhinia, sërish vrasje në universitet SHBA- Paniku dhe tmerri janë kthyer në kampusin e Universitetit...
  3. Pagjumësia shkakton infarkt zemre Sipas një studimi norvegjez  rezulton se njerëzit që vuajnë nga...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›