E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri parashikon kualifikimin e kuqezinjve, ne Euro 2012

Debatik Curri, nje nder lojtaret qe mori levdata nga ana e trajneri Jozip Kuzhe, theksoi se kombetarja shqiptare ka potencial te mjaftueshem, per te garantuar suksesin e duhur ne te ardhmen. Kuqezinjte jane ne nje proces reformimi dhe trajneri kroat do te gershetoje eksperiencen e disa lojtareve qe jane momentalisht, me te rinjte qe do te afrohen ne vijim te punes se tij. Parashikohet ekipi kombetar te jete me i forte para "Euro 2012", ku do te kerkohet kualifikimi. "Kombetarja shqiptare e meriton qe te shkoje ne nje kompeticion te rendesishem dhe jam i sigurt se do t'ia arrije,-theksoi Curri-grupi aktual i lojtareve qe jane dhe te rinjte e perspektives, kam besim se do te garantojne suksesin final". Debatik Curri eshte nje nder mbrojtesit qe zhvilloi te gjitha ndeshjet e eliminatoreve te boterorit. Nje nga lojtaret me te mire per kuqezinjte, Curri, pritet te jete pika referuese e kroatit ne repartin e mbrojtjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›