Rama: Berisha i ka shpallur luftë vendorëve opozitarë
““I kapur mat mbi kutitë e mbyllura forcërisht të 28 qershorit dhe i alarmuar nga frika e protestës popullore, e cila pa asnjë dyshim do të përshkallëzohet më tej, në pamundësi për t’u ofruar shqiptarëve paqe, zhvillim e mirëqenie, Sali Berisha ka shpallur opozitën rrezik kombëtar dhe ka hapur një luftë antikushtetuese e antiligjore me Bashkinë e Tiranës e me bashkitë opozitare në tërësi, si simbole të opozitës e të suksesit në qeverisje, duke synuar të tërheqë vëmendjen e publikut e të dekurajojë opozitën me shpifje barbare e sulme mafioze. E ka të kotë! Duke mos hapur kutitë e votimit, Sali Berisha ka zgjedhur të largohet”, u shpreh Rama për mediat.
Rama tha më tej se gjoja hetimet nga komisionet parlamentare janë shpallur të pa ligjshme nga Gjykata Kushtetuese. “E gjithë furia e shpifjeve të nxjerra nga një palohetim parlamentar, me qëllim elektoral, ato që mbushen ekranet e gazetat përpara zgjedhjeve me lejet e ndërtimit të Bashkisë së Tiranës, është konsideruar nga Gjykata Kushtetuese shkelje lirish e të drejtash kushtetuese. Por ndërkohë, Sali Berisha ka ndërmarrë një tjetër nismë antikushtetuese, madje në shkelje të plotë të një vendimi që vetë Gjykata Kushtetuese nxorri pas shembjes kriminale të nënkalimit të Zogut të Zi, për të cilën qeveria e Sali Berishës i detyrohet sot e gjithë ditën Bashkisë së Tiranës pagesën e dëmit”, tha Rama.