E Diel, 1 Nëntor 2026

Pashkët, 307 kg marijuanë Lazarati, me mushka drejt Greqisë

Lenda e sekuestruar nga policia e Gjirokastres

Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar Pashkët, ka sekuestruar 307 kg marijuanë  dhe ka vënë në pranga tre prej transportuesve.

Gjithashtu, në kërkim janë shpallur edhe 6 pjesëtarë të tjerë të grupit të trafikantëve. Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në Malin e Sopotit, në afërsi të fshatit Lazarat, ku grupi i transportuesve e kishte ngarkuar lëndën narkotike në mushka dhe përpiqej ta dërgonte drejt Greqisë.

Sipas policisë së Gjirokastrës, grupi e kishte planifikuar në mënyrë të detajuar transportin, duke parashikuar edhe ndërhyrjen e mundshme të policisë. Policia ka mundur të vërë në pranga Markelian Alinanin, 35 vjeç; Artur Shukullin, 38 vjeç; dhe Indrit Alinanin, 22 vjeç, të tre nga Delvina.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe 6 shtetas të tjerë , nga këta dy shtetas nga fshati Lazarat dhe 4 shtetas nga fshati Rusan i rrethit Delvinë, identiteti I të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. / Entela Bani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›