Shkup, gjenden të vrarë 5 persona
Pesë persona janë gjetur të vrarë mbrëmë në afërsi të Liqenit të Hekuranës në periferi të Shkupit.
Ministria e Punëve të Brendshme akoma nuk ka dhënë informacione mbi tragjedinë që ka ndodhur në rrethin e fshatit Smilkovcë, vetëm disa kilometra larg kryeqytetit.
MPB ka paralajmëruar se sot do të japë hollësi mbi tragjedinë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë të gjakut dhe gëzhoja të plumbave pranë trupave të viktimave.
Trupat e pajetë u gjetën rreth orës 22.00 nga ana e peshkatarëve. Jo zyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për të persona të rinj të komunitetit maqedonas. / INA