Qytetarët e veriut duan ti mbrojë KFOR-i

Ushtare te KFOR-it ne Mitrovice
Qytetarët e veriut të Mitrovicës kërkojnë siguri, që sipas tyre, për momentin, mund ta bëjë vetëm KFOR-i. Përndryshe, siç thonë ata, jeta e familjeve është në rrezik permanent nga kriminelët serbë, të cilët mund të sulmojnë kur të duan.
Këtë kërkesë ia drejtoi organizatës joqeveritare Bregu i Veriut, kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ku thuhet se sigurinë të cilën po e kërkojmë për qytetarët e veriut të Mitrovicës, mendojnë se aktualisht mund ta implementojë vetëm KFOR-i.
Përndryshe jeta e jonë dhe e anëtarëve të familjeve tona, si qytetarë të veriut është në rrezik permanent, sepse kriminelët serbë, tashmë kanë dëshmuar se mund të sulmojnë kudo, kur të duan dhe me çfarëdo mjeti shkatërrues që e zgjedhin sipas dëshirës dhe profesionit vrastar që kanë, thuhet në këtë kërkesë drejtuar të parit të Mitrovicës. / Kosovapress