E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha krijoi Shqipërinë e batërdisur

TIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi pas deklaratave të kryeministrit Berisha në prezantimin e projekteve për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e plotë të Lumit të Tiranës.

Në një mesazh të shkurtër në rrjetin social “Twitter” Rama shkruan: “Verbëria antiurbane e kryeministrit krijoi Shqipërinë e batërdisur nga ndërtimet pa leje. Zgjedhja sipas tij është e qartë, një rilindje e shqiptare ose rrënim i metejshëm.”

Më tej Rama ironizon deklaratat e kryeministrit deklaruar se “aq sa ka shans që një ministër të fitojë në “Voice of Albania”, po aq shanse ka që ta dëgjosh kryeministrin të thotë ndonjë gjë me kuptim për urbanistikën.”- përfundon Rama.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›