SHBA: Edhe në Vatikan pastrohen para
SHBA- Selia e Shenjtë, Vatikani, është renditur për herë të parë në listen e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit si vend i dyshuar për pastrim parash.
Raporti i këtij viti liston edhe Vatikanin pasi sistemi që Selia e Shenjtë futi gjatë 2011-ës, kundër riciklimit të parave, ende s’ka përmbushur afatet kohore për tu cilësuar efikas apo jo.
Për këtë arsye, duke marrë në konsideratë që Selia e Shenjtë qarkullon shuma të medha parash edhe në vendet e tjera të botës, vendi mbetet një mundësi për pastrim parash.
Departamenti amerikan i Shtetit e përfshin edhe Shqipërinë në listen e zeze të shteteve të dyshuar për riciklimin e parave. Vendi ynë në raportin mbi strategjinë dhe kontrollin e narkotrafikut renditet në kategorine e vendeve me ‘juridiksione shqetesuese’, në të njetin stad si Republika Ceke, Korea e Veriut dhe ajo e Jugut, Siria, Jemeni apo edhe Belgjika.
Kategoria e pare është ajo e Juridiksioneve të Shqetesimit Parësor në të cilën listohen Afganistani, Australia, Brazili, Kina, Japonia, Italia, Rusia, Britania e Madhe, madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndarjet kryesore të raportit sipas rrëzikshmërisë së një shteti për pastrim parash ndahen në ‘Juridiksione te Shqetesimit Paresor’, ‘Juridiksione Shqetesuese’ dhe ‘Juridiksione te tjera te vezhguara’.
Raporti është i përvitshëm dhe zyrtaret amerikan te agjensive kunder pastrimit te parave vleresojnë situaten ne 200 juridiksione. Kontrollet konsistojnë në: vleresimin e transaksioneve ne institucionet financiare te vendit, duke perfshire te ardhurat nga krimi, hapat e marra ose jo per te adresuar shkeljet dhe pastrimin e parave, perputhjen e ligjeve dhe politikave me standartet nderkombetare, efektshmerine e qeverise dhe vullnetin politik per te ndermarre hapat e duhura.
Shkrime të tjera me interes:
- Deklarata e Eto: Te Anzhi edhe për para Samuel Eto më në fund rrëfehet për aventurën e tij...
- Fushata presidenciale në SHBA, Obama e nis me këngë SHBA- Presidenti amerikan Barak Obama e ka nisur me këngë...
- Ulen temperaturat në SHBA, në Florida nën zero gradë SHBA- Brenda natës, temperaturat kanë rënë në mënyrë drastike në...