Berisha: Rama bllokon heqjen e imunitetit, i ka ditët të numëruara
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë vlerësoi se korrupsioni është një fenomen i përjetshëm, i cili ka në bazë genet e babazisë së njeriut, ndaj sipas tij kjo kërkon një luftë të pandërprerë.
Shefi i qeverisë u shpreh se qeveria është e gatshme për të avancuar axhendën e integrimit të vendit, ndaj për këtë u shpreh se qeveria është pro heqjes së imunitetit qoftë sic e kërkon Komisioni i Venecias, qoftë sic e kërkon opozita.
“Qeveria është e gatshme të votojë heqjen e imuniteteve qoftë me ligjet organike siç rekomandon Komisioni i Venecias qoftë me ndryshimin e Kushtetutës për imunitetet siç kërkon opozita, tha Berisha. Sipas tij rëndësi kryesore ka që zyrtarët shqiptarë, deputetë, gjykatës apo çfarë do që të jenë të mos kenë imunitet”,- u shpreh kryeministri.
Sipas kryeministrit Berisha, kryesocialisti Rama po bllokon edhe heqjen e imuniteteve për zyrtarët, përvec reformave të tjera të integrimit.
“Shpalli bllokim për reformën zgjedhore pa propozuar asnjë amendament, kërkoi ato gjëra që rrëzoi vetë kur firmosi marrëveshjen, dje bllokoi Kodin Penal, pasi kërkonte dënim kolektiv që nuk ekziston në asnjë kod të botës. Ai po përdor si mercenar deputetët e tij, që shihen me përcmim për nismat e tyre absurde nëpër komisione. Këto nuk janë sinjalet që BE presin nga Shqipëria, por cili është qëllimi ynë. Ne do vazhdojmë reformat në të gjitha fushat ku Edi Rama nuk mund të bllokojë. Ai po bllokon heqjen e imunitetit, por jo procesin e transparencës. Unë i them se kundërshton heqjen e imunitetit ai që ka frikë nga vetja e tij. Por ne do ta vazhdojë këtë betejë”, tha Berisha.
Kreu i qeverisë tha më tej, se përgjigjen për bllokimin Rama do ta marrë në zgjedhjet e qershorit nga vetë shqiptarët.
“Këtë çështje do e zgjedhin shqiptarët, si i dhanë më 8 maj do ja japin edhe në qershorin e vitit që vjen, për tu ndarë nga kultura e bllokimit e bllokmenëve të rinj”, tha Berisha.
Sic akuzoi Berisha, Rama është lideri politik që ndërton karrierën mbi fatkeqësitë natyrore dhe bllokimin, prandaj ditët e tij në politikë janë të numëruara.
“Çdo ditë që kalon koha e tij zvogëlohet në politikë, po përgatit vetë disfatën e tij më të thellë”, tha ia.
BERISHA: LUFTË KORRUPSIONIT, PROVIME DIXHITALE NË UNIVERSITET
Kryeministri Berisha deklaroi se lufta ndaj korrupsionit duhet të vazhdojë me reforma konstante. Ai këshilloi universitetet në vend që t’i zhvillojnë provimet në mënyrë dixhitale, cka do të zhdukte çdo mënyrë korruptive.
“Në Shqipëri nuk ka asnjë arsye pse të mos ndodhë provimi dixhital. Rektorët dhe dekanët të nisin detyrat për ta pasur si trashëgimi të tyre instalimin e praktikave të provimeve dixhitale në fakultetet dhe degët që ata drejtojnë”, tha kryeministri.
BERISHA: BASHKIA TIRANË MODEL TRANSPARENCE
Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij përgëzoi hapat e ndërmarrë nga Bashkia Tiranë për heqjen e licensave si shenjë pozitive në luftën kundra korrupsionit.
“Ky përbën hap të madh në luftën kundër kurrupsonit. Sot ky shembull, Ministër i Bredshëm duhet tu mundësohet të gjitha bashkive të mëdha kryesore në vend. Është shumë e rëndësishme tu garantojmë mbështetjen e duhur. Bashkia e Tiranës ndërtoi në një kohë rekord një model për tranparencën”,- vlerësoi Berisha.
TË PËRNDJEKURIT, BERISHA: U VONUA DËMSHPËRBLIMI, MË 20 MARS LËVROJMË FONDIN
Kreu i ekzekutivit duke iu referuar ish të përndjekurve politikë, u shpreh se pavarësisht se është vonuar procesi i dëmshpërblimit të tyre, qeveria deri më 20 mars cdo pengesë ligjore, dhe do fillojë lirimi i këstit të dytë.
“Ka pasur një vonesë e cila është diktuar nga amendimet e reja për dëmshpërblimin, por kjo vonesë duhet të kapërcehet. Qoftë Ministria e Drejtësisë, qoftë ajo e Financave kanë marrë masat se kjo vonesë të kapërcehet nëpërmjet dy tre vendimeve, vonesat e krijuara. Deri nga data 20 mars të ketë përfunduar cdo pengesë ligjore dhe të fillojë lirimi i këstit të dytë. Amendimet imponojnë lëvrime për një moshë të caktuar shumë më të madhe sec parashikohej në këstet për ligjet e mëparshme. Do bëjmë gjithcka ti përgjigjemi ligjeve”,- u shpreh Berisha.
PRIVATIZIMI I HEC-EVE KUSHT PER RRITJEN E EKONOMIKE
Kryeminstri Berisha deklaroi sot se do të privatizohen dy hidrocentrale, ai i Matit dhe Bistrcës.
“Privatizimi shtyllë kryesore e ekonomisë, synon para së gjithash rritjen e efiçensës ekonomike dhe konkurrueshmërisë, kusht për të mbajtur rritjen ekonomike dhe për të përballur krizën e tejzgjatuar që ka pllakosur europën e botën”, komentoi Berisha.
MIRËMBAJTJA, AUTOSTRADA DURRËS-KUKËS ME KONCESION
Shefi i qeverisë u ndal edhe tek projekti për mirëmbajtjen e autostradës Durrës-Kukës nga një kompani e specializuar, sic tha ai, të cilin e cilësoi si një arritje të rëndësishme.
“Dy ditë më parë u hapën ofertat e kompanive më serioze të koncesionit për mirëmbajtjen e autostradës së Rrugës së Kombit, kjo përbën një arritje të rëndësishme. Mirëmbajtja e saj është jashtë kapaciteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, por gjithashtu aftësi e kompanive të mëdha me traditë në mirëmbajtje, ndaj edhe ky proces është dëshmi e ecurisë së pandalshme”, tha kryeministri gjatë fjalës së tij.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha mbledhje qeverie