E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet hashash ne kufirin shqiptaro-grek

Sekuestrohet 545 kilogram hashash në kufirin shqiptaro-grek, në Igumenicë. Sipas informacioneve droga është gjetur në një furgon të braktisur dhe të fshehur midis shkurreve në fshatin kufitar grek Reveni të rajonit të Filatit.
Droga dyshohet se është transportuar me kafshë transporti nga territori shqiptar dhe më pas është ngarkuar në furgon dhe ende nuk dihet pse është braktisur furgoni. Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e poseduesve të drogës dhe kapjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›