Siri opozita refuzon kerkesat e qeverise
Kundërshtarët e regjimit në Siri kanë refuzuar një kërkesë të minutës së fundit të qeverisë, pikërisht 48 orë para një armëpushimi të propozuar, i cili sipas të gjitha gjasave ka mundësi të dështojë.
Komandanti i tyre tha se ata do të veprojnë në përputhje me armëpushimin e propozuar nga Lidhja Arabe e KB, por nuk do të bëjnë marrëveshje direkte me Damaskun, përderisa trupat qeveritare vazhdojnë sulmet. Opozita siriane tha se kërkesat e reja janë nje lloj dredhie nga ana e presidentit Al-Assad për të prishur planin e paqes.
Armëpushimi duhet të vihet në zbatim të martën, pasi trupat qeveritare të tërhiqen nga zonat e banuara.
Por ndërkohë megjithë negociatat dhuna në Siri nuk ka ndalur. Aktivistët thanë se të dielën u vranë dhe 70 persona të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave në fundjavë në 180, shumica e të cilëve civilë.