E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berisha nuk na tremb. Te ndalet dhuna ndryshe nuk njohim qeverine

Nderkombetaret te mos e lene Shqiperine vetem

Lideri i opozites shqiptare Edi Rama ka deklaruar dje se nderkombetaret duhet te nderhyjne menjehere per te shpetuar vendin se perndryshe situata do te vazhdoje ne dhunen e pushtetit ndaj qytetareve dhe ka paralajmeruar se opozita nuk do te njohe qeverine Parlamentin dhe institucionet e tjera.

Saliu ka rrahur barbarisht dy djem opozitare dy vellezer dy malesore banore te kryeqytetit duke i bere nje prite me dhjetera police te maskuar perpara Ministrise te Drejtesise teksa djemte ktheheshin ne shtepi. Trupat e tyre te masakruar ne mes te rruges jane terhequr zvarre per ne Drejtorine e Policise ku jane lene pertoke per disa kohe te mbytur ne gjak. Dhe pastaj vetem nga frika se mund te dilte fryma e fundit mbi dyshemene e asaj drejtorie jane cuar ne Spitalin Ushtarak. Sikur te mos mjaftonte e gjitha kjo ne vend se te ndalohen dhe te cohen perpara drejtesise horrat qe ushtruan dhunen e eger me armet shkopinjte maskat e uniformat e policise. Tani jane shpallur te ndaluar vete trupat e rrahur. Me motivin e dobet gjoja kundershtimit te policise. Ne u shprehim te gjithe respektin dhe solidaritetin tone te dy djemve duke i siguruar se heret ose vone por me shume heret sesa vone drejtesia do te veproje mbi dhunuesit e mbi urdheruesit e tyre ka deklaruar Rama i cili paralajmeroi ashper dy drejtuesit e larte te Policise se Shtetit. U kam thene mbreme dhe po ua perseris sot publikisht drejtuesve te Policise se Shtetit zotit Hysni Burgaj drejtor i pergjithshem dhe zotit Saimir Mucaj drejtor i Tiranes se do te jene personalisht ata dhe vetem ata pergjegjesit e drejtperdrejte perpara ligjit per kete dhune te patolerueshme ne rast se nuk nxjerrin perpara pergjegjesise ligjore dhunuesit e te dy qytetareve opozitare duke e kthyer kesisoj Policine e Shtetit ne strehe horrash shoqerisht te rrezikshem si ata te mbremshmit. Lideri i opozites shqiptare duke iu drejtuar Kryeministrit deklaroi se nuk do te terhiqet edhe para veprimeve te ashpra te policise. Saliu frymezuesi i kesaj dhune fatkeqesisht Kryeminister i ketij vendi i cili ka marre peng zgjedhjet e 8 majit ne Tirane dhe e ka kthyer KQZ-ne ne nje bande kusaresh qe vjedhin votat sy me sy para nje populli te tere qe i sheh i skandalizuar duhet ta kete shume te qarte se permes dhunes institucionale e policore jo vetem nuk na tremb por na bind edhe me shume ne domosdoshmerine e nje rezistence qytetare te paepur deri ne fund ka deklaruar Rama i cili me pas shtoi Nese ai nuk ndalet ne nuk do ta njohim me qeverine e tij. Ne nuk do ta njohim me Parlamentin e tij. Ne nuk do ti njohim me institucionet e kapura per fyti prej tij. Ne do te njohim vetem Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe do te mbrojme me cdo cmim lirite e te drejtat qe na jep Kushtetuta duke mbrojtur demokracine me cdo sakrifice te nevojshme. Duke falenderuar qendrimet e nderkombetareve kreu socialist ka theksuar se i sigurojme Shtetet e Bashkuara se dhuna nuk eshte rruga jone por u kerkojme ne emer te qytetareve te vjedhur haptazi gjithe keto dite ne voten e tyre dhe te dhunuar mbreme fizikisht ne erresiren e nates qe te mos e lene Shqiperine vetem ne te tatepjeten e rrezikshme ku po e shtyn ore pas ore Kryeministri i vendit permes dhunes ne KQZ e neper prita primitive si ajo ndaj dy djemve te pafajshem opozitare. Jemi te gjithe ne nje mendje me Departamentin e Shtetit qe populli shqiptar meriton nje demokraci te qendrueshme dhe te mireqene te bazuar ne vlerat universale e ne rendin e ligjit por ajo cka po ndodh sot ne KQZ e cka ndodhi me ata dy djem ne shkelje te ligjit e te cdo vlere universale te botes demokratike shkon ne drejtim te kundert me nevojat e shqiptareve e me detyrimet e Shqiperise per stabilitet kombetar e rajonal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›