OSBE Te respektohen institucionet e pavarura
Numri nje i prokurorise shqiptare eshte takuar dje per me shume se 40 minuta me shefin e OSBE-se ne Tirane Eugen Wolfarth. Ne mbarim te takimit Wollfarth tha se shte me rendesi vijimi i transparences gje e cila behet permes medias dhe ketu dua ti referohem KQZ-se pas perfundimit te procesit zgjedhor. KQZ-duhet te jete e perfshire nga pavaresia dhe puna profesionale mbeshtetur vetem ne shtetin ligjor. Ambasadori kujtoi hetimet qe jane duke u zhvilluar per ngjarjen e 21 janarit. Zhvillime te rendesishme kane ndodhur ne kete vend qe prej 21 janarit 2011 disa prej te cilave duhet te shqyrtohen ne menyre juridike perfshi analizimin ligjor. Nje analizim i tille eshte me rendesi dhe Prokuroria e Pergjithshme eshte duke punuar ne kete proces. Gjithashtu shteti ligjor ne kete vend e ka te percaktuar se askush nuk eshte mbi ligjin. Nje rendesi te vecante marrin edhe institucionet e parashikuara nga Kushtetuta te cilat duhet te punojne pa pasur asnje forme presioni nga jashte tha Wollfarth. Zyra e shtypit e Prokurores se Pergjithshme ne nje deklarate per mediat thote se nder te tjera ne takimin me ambasadorin Wollfarth u trajtuan edhe ceshtje qe lidhen me zhvillimet qe kane te bejne me procesin zgjedhor. Sipas njoftimit te Prokurorise zoti Wollfarth u shpreh se gjate ketij procesi eshte verejtur se vendime te caktuara kerkojne nje interpretim ligjor ndaj eshte e rendesishme qe trajtimi i tyre me profesionalizem te ndikoje ne zbutjen e qendrimeve.