Tre ministrat e BE Te ruhet kredibiliteti i procesit
Ministrat e Jashtem te Bullgarise Greqise dhe Sllovenise unifikuan dje qendrimet e tyre per situaten e tensionuar politike ne Shqiperi duke kerkuar mbyllje te shpejte te procesit zgjedhor ne Tirane me qellim stabilizimin e situates politike ne vend. Ne deklaraten e perbashket kryediplomatet theksojne shqetesimin qe kane per situaten aktuale duke theksuar se gjetja e nje zgjidhjeje ne nje situate te tille eshte nje prove per demokracine dhe aftesite integruese te Shqiperise. Ne vazhdojme te vezhgojme me shqetesim zhvillimet pas zgjedhjeve lokale te 8 majit ne Shqiperi. Keto zgjedhje jane pare si nje mundesi per te dhene deshmine per aftesine e Shqiperise per te arritur standardet demokratike dhe mundesi per te vazhduar perspektiven europiane theksojne ministrat e Jashtem. Ata shpjegojne se rezultatet e ngushta ne Tirane polarizuan mjedisin politik dhe krijuan mungese te theksuar besimi mes qeverise dhe partive te opozites Kjo nenkupton qe te gjitha palet te bejne perpjekjet e duhura per te zgjidhur problemet permes marreveshjes dhe dialogut. Prioriteti i pare duhet te jete mbrojtja e ligjshmerise dhe kredibiliteti i procesit te numerimit te votave theksohet ne deklarate. Ne kete kuader ata i ftojne autoritetet te garantojne se rezultatet zyrtare te shpallen sa me shpejt te jete e mundur dhe se kjo duhet te jete ne perputhje te plote me ligjin dhe standardet nderkombetare. U kerkojme te gjitha paleve te krijojne nje proces demokratik dhe paqesor. Shqiperia duhet te riktheje urgjentisht dialogun politik mes qeverise dhe opozites i cili eshte i rendesishem per funksionimin normal te shoqerise demokratike bejne thirrje ministrat e Bullgarise Greqise dhe Sllovenise. Ata shprehin rendesine e madhe qe ka Shqiperia edhe per stabilitetin ne rajon.