E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha, përgjegjës për zjarret në Shqipëri

“Po humbasim qindra hektarë pyje. Pas 10 muajsh do ndalim masakrën mjedisore. Brenda 8 viteve të qeverisjes së Berishës, në vendin tonë janë djegur aq shumë asete natyrore të shqiptarëve, saqë nuk janë në 100 vitet e fundit. Në këto muaj do kërkojmë votën e shqiptarëve, për të marrë masat e duehura parandaluese për vitet e ardhshme”, tha Rama.

Më tej ai akuzoi se qeverinë duke thënë se ajo është e paaftë të marrë qoftë dhe masat më të mundëshme minimale.

Duke folur për heqjen e imunitetit, kreu i opozitës Gjithashtu tha se është kundër referendumit, por kërkoi që brenda muajit shtator të miratohen në Parlament ndryshimet kushtetuse, ku të përfshihet edhe kufizimi i imunitetit.

“Nuk ka çfarë duhet një referendum për një çështje kur palët janë dakort për më tepër që shfaqin dakortësinë e tyre për heqjen e imunitetit në funsksion të statusit. Është e qartë se ne duam debatin për ndryshimet kushtetuese dhe votimin në parlament të imunitetit brenda shtatorit”, tha Rama.

Sipas kreut të opozitës referendumi është një lojë pa top për të spostuar vëmendjen e publikut nga situata reale.
Duke marrë shkasë nga deklarata e kryeministrit për viktimat e 21 janarit dhe hetimin e ngjarjes, Rama i është përgjigjur duke lënë të kuptohet se edhe PS-ja do të ndjekë të njëjtën rrugë./Start/

                                                                                             2012-08-26 14:16
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›