Rama vijon qendrimin bllokues ndaj heqjes se imunitetit
Partia Socialiste vijon të mbajë të njëjtin qendrim bllokues për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, qëndrim i cili në seancën plenare të 6 gushtit nuk mundësoi votimin e nismës ligjore për të cilën kishin rënë dakord me herët me grupe pune të dyja palët si opozita dhe mazhoranca. Kreu socialist Edi Rama gjatë një komunikimi me mediat këtë të dielë, tha se opozita është e hapur të votojë kufizimin e imunitetit në dy javet e para të shtatorit, por vendosi sërish si kusht që para kësaj në Kuvend të diskutohet paketa e ndryshimeve kushtetuese të paraqitura prej opozitës.
Refereuar nismës së mazhorancës për referendum popullor për heqjen e imunitetit, kreu i PS-së e vlerësoi si të kotë, pasi sipas tij nuk nevojitet referendum mbi një çështje për të cilën palët janë dakord.