Grupimi "Dhjetor '90": Zgjedhjet, shans evropian
Ne emer te Grupimit "Dhjetor '90", kreu Bislim Ahmetaj doli dje para memorialit te Azem Hajdarit prane selise se PD dhe i uroi Berishes fitoren e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Sipas Ahmetjat, keto zgjedhje pa medyshjen me te vogel ishin me te mirat e zhvilluara ne historine zgjedhore te pas viteve '90, "jane zgjedhjet ku fushata e partive politike qe me e qeta dhe me e patensionuara, ishin zgjedhjet e para ku policia kreu 100% detyrimet ligjore dhe nuk u regjistrua qofte edhe nje rast i vetem i provokimeve apo nderhyrjeve te saj ne dem te procesit, votuesit votuan pa asnje lloj presioni a frike, me dokumentet e identifikimit dhe listat me te mira te mundshme". Ahmetaj tha edhe se shumica e shqiptareve ne keto zgjedhje zgjodhen Shqiperine Evropiane, duke shtuar se "ata qe mbeten pakice kane shansin historik te ndertojne nje opozite evropiane dhe te braktisin realisht metodat dhe taktikat e politikes se vjeter.