E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Larte greke lejon ekstradimin e Arben Frrokut dhe Jak Jakut

Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, do të ekstradohet në Shqipëri…ky është vendimi i Gjykatës së Lartë në Greqi, e cila ka hedhur poshtë pretendimet e avokatit dhe të dyshuarit Frroku, që pretendojnë se në Shqipëri akuzat ndaj tyre janë politike…
Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, erdhi 7 ditë pasi trupa gjyqësore dëgjoi pretendimet e palëve në proces, ku avokati kërkoi mos lejimin e ekstradimit të dyshuarit Frroku për në Shqipëri, duke pretenduar se akuzat kanë prapaskenë poltiike….Vet I dyshuari Frroku, kërkoi nga drejtësia greke të lirohet nga qelia me pretendimin se do të paraqitet vullnetarisht para drejtësisë shqiptare…Ndërsa prokurori, kundërshtoj pretendimet e avokatit dhe I kërkoi togave të zeza të lejojnë ekstradimin e Frrokut, pasi dyshohet si organizator I vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj mbrëmjen e 25 shkurtit në Tiranë... 
Gjykata e Lartë, në vendimin e saj, pranoj edhe ekstradimin e Jak Jakut, dajës së të dyshuarit Frrroku, mbi të cilin në Shqipëri rëndon akuza e “armëmbajtjes pa leje” dhe “prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim…
Pas këtij vendimi, pritet që Ministri i Drejtësisë greke, të firmos urdhrin e lejimit të ekstradimit të Arben Frrokut dhe Jak Jakut, që mendohet se do të ekzekutohet brenda 40 ditëve dhe dy të dyshuarit të sillen në Shqipëri për tu përballur me akuzat…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›