Rama: Berisha po plaçkit Shqipërinë me vendimet abuzive të KRRTRSH-së
Kreu i PS reagon pas vendimeve të KRRTRSH-së. "Berisha i grabiti Tiranës 75 hektarë gjelbërim"
Kryetari i Partisë Soçialiste, Edi Rama i konsideroi skandaloze vendimet e miratuara dy ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas Ramës, kryeministri Berisha po vijon të abuzojë me pushtetin në KRRTRSH.
"Sa për t'ju dhënë një pikë referimi për peshën shkatërruese të vendimeve të djeshme të Sali Berishës, duhet ta dini se e gjithë Tirana, brenda vijës së saj të verdhë është rreth 3.500 hektarë, ndërkohë që dje KRRT-ja e Republikës ka dhënë në një pikë të vetme të rendit të ditës, një detyrë projektimi për ndërtime në një zonë prej 2750 hektarësh.
Thuajse e gjitha fond toke bujqësore me një sipërfaqe të ndërtuar sa 80 % e qytetit të Tiranës, në një territor që përfshin Bashkinë Vorë dhe komunat e Bërxullit e të Prezës",- tha ai. Kryesoçialisti, njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Tiranës theksoi se kryeminsitri mban në sirtar që në fund të vitit të kaluar, Planin e ri për Tiranën. Ky plan, sipas Ramës parasheh edhe perspektivën e zhvillimit të Tiranës metropol përtej kufijve të sotëm të saj.
"Ndërkohë që qysh se nuk mbahet mend ky kryeministër jo vetëm thellësisht i paditur në çështje të zhvillimit urban, po edhe tërësisht i prirur ndaj vendimmarrjeve me bazë korruptive për territorin, akuzon në tym Bashkinë e Tiranës sa herë hap gojën, me një të rënë të lapsit vendos të ndërtojë në zonën e Vorës aq ndërtime sa çereku i gjithë Tiranës në mungesë të çdo studimi e në kundërshtim flagrant me çdo logjikë zhvillimi ekonomik e soçial të hapësirës Tiranë-Durrës.",- deklaroi ai.
Gjithashtu ai tha se pas bllokimit të këtij plani, Berisha i grabiti Tiranës 75 hektarë gjelbërim të parashikuara në Planin e Ri Rregullues si mushkëria e re e kryeqytetit të Shqipërisë, pasi sipas tij vendimet e djeshme parashikojnë mbushjen me ndërtime në të gjithë zonën kodrinore deri në buzë të Liqenit të Farkës dhe duke sakrifikuar edhe hektarë të tërë me ullinj përmes miratimit të një studimi të turpshëm.
"35 hektarë të tjera kodër e ullishtë, e gjitha fond toke bujqësore, kthehen në ndërtesa 5-7 kate në Fshatin Selitë, duke i shkuar deri në fund masakrës së rëndë që ka brejtur deri tani gjysmën e kodrave të Liqenit Artifiçial të Tiranës, megjithë kundërshtinë e vetë
Ministrit të Bujqësisë e të Ushqimit",- deklaroi kryetari i PS-së, Rama. duke shtuar se oreksi i pakontolluar i Berishës dhe oborrit të tij ka shpikur dje edhe konçeptin e zhvillimit përgjatë rrugës, duke çelur kapitullin e ndërtimeve në një territor prej 234 hektarësh drejt Aeroportit Nënë Tereza.
Sipas kryesoçialistit këto janë vetëm një e treta e vendimeve të marra në mbledhjen e fundit të KRRTRSH-së, vendime që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të ardhmen e metropolit të Shqipërisë.
"Vendimet e tjera do t'i trajtojmë në ditët në vijim, me bindjen e plotë se jo vetëm përbëjnë një prej akteve më të turpshme, më të papërgjegjshme, më abuzive në historinë aspak të lavdishme të qeverisjes së këtij vendi, por edhe se janë një arsye shumë e fortë për t´i rezistuar fuqishëm këtij klani në pushtet, i çili me mandatet e grabitura të 28 qershorit kërkon të plaçkitë të gjithë pasurinë e përbashkët të vendit tonë dhe ta kthejë përfundimisht Shqipërinë në një skemë të mbyllur ku fiton pushteti pavarësisht si voton qytetari.",- përfundoi ai.