Rama: Berisha po zvarrit zgjidhjen e krizës
Gjatë një dialogu me gazetarët në mjediset e selisë së PS-së, Rama u ndal sërish te ekonomia, duke theksuar se korrupsioni në qeveri po pasuron vetëm disa individë të caktuar. Sipas tij, kriza ekonomike është rrjedhojë e krizës politike që zgjat prej mëse një viti.
Prandaj kryetari i opozitës i bëri thirrje kreut të qeverisë që të mos zvarrisë procesin e transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, pasi sipas tij, tejzgjatja po shton koston e krizës. “Sali Berishën e gënjen mendja nëse mendon se do të zvarrisë çështjen e krizës politike që kërkon patjetër zgjidhje”, pohoi Rama, duke shtuar se pasojat e keqqeverisjes që vijnë nga kriza politike, po ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit.
Më tej ai hodhi poshtë mundësinë e një bashkëpunimi në parlament me LSI-në për rrëzimin e projektligjit të SHISH-it. ”Unë nuk i bashkoj votat me askënd dhe votoj me atë që e shoh të arsyeshme”, u shpreh kryesocialisti.
Rama hodhi poshtë akuzat e ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, lidhur me përdorimin e lëndëve narkotike, duke sjellë ndërmend faktin se ka shtatë vite që dhuron gjak në mënyrë të kontrolluar nga mjekët. Në fund, Edi Rama u shpreh kundër buxhetit të ri, i cili sipas tij, lë pa ndihmë ata që kanë më tepër nevojë.