Rama Berisha presion opozites e shtypit

Në një deklaratë për shtyp, Rama u është kundërpërgjigjur edhe akuzave të kryeministrit ndaj opozitës për viktimat e protestës së 21 janarit.
“Saliu, i pari i koalicionit të turpit, shfryu edhe sot baltë e vrerë mbi opozitën, prokurorinë dhe shtypin. Ai iu rikthye deklaratave se vrasjet e 21 janarit i bëri opozita, por tha edhe se 26 vrasjet e Gërdecit i bëri opozita”, ka deklaruar Rama.
Lideri i opozitës ka ritheksuar se në këtë situatë, vazhdimi i betejës së këtij fraksioni është më se i domosdoshëm.
“Kjo tregon se sa e rëndësishme është beteja jonë kundër kësaj qeverie që qeveris me vota të vjedhura. Ne nuk do të ndalemi në kërkesën tonë për largimin e koalicionit të turpit, në përpjekjen tonë për drejtësi dhe për një zgjidhje të re për Shqipërinë”, ka shtuar Rama.