E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet shoferi ne gjendje te dehur fut furgonin ne nje lokal

Policia e Pogradecit ka vene ne pranga drejtuesin e nje automjeti i cili ne gjendje te dehur ka humbur kontrollin e drejtimit te tij dhe ka goditur nje lokal ne lagjen nr. 3 te qytetit. Sipas burimeve policore ne lidhje me ngjarjen u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Ermir Seitllari 35 vjec banues ne fshatin Geshtenjas te rrethit Pogradec. Policia tha se arrestimi i tij u be pasi ky shtetas ne lokalin Imbleon ne lagjen nr. 3 Pogradec ne pronesi te shtetasit J. B. te cilin e perdor dhe si banese nen efektin e alkoolit duke drejtuar mjetin e tij furgon Volkswagen me targe PG 025 A ka demtuar porten e jashtme prej hekuri te ketij lokali me pas ka thyer dhe xhamat e ketij lokali. Veprat penale te konsumuara ne kete rast jane Shkaterrim i prones Prishje e rendit dhe qetesise publike Drejtim automjeti ne gjendje te dehur dhe pa deshmi Dhunim banese parashikuar nga nenet 150 274 291 112 te Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorise Pogradec per hetime te metejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›