Vdes 50-vjecari nga nje aksident ne nje pike gazi
Nje aksident ne nje pike gazi ne qytetin e Fierit i ka kushtuar jeten nje 50-vjecari e ka lene plagosur rende nje tjeter. Aksidenti ka ndodhur ne nje pike shperndarjeje gazi pasditen e djeshme ndersa mesohet se viktima eshte identifikuar si Dule Alliu i cili ishte punonjes aty. Burime nga policia e Fierit kane bere te ditur se 50-vjecari ka gjetur vdekjen si pasoje e nje aksidenti ne pune. Por pa pasoja nuk ka shpetuar as pronari i pikes se gazit i cili eshte plagosur.. Burime nga policia bejne te ditur se pronari i plagosur eshte S. Resuli i cili eshte ne gjendje te rende ne spitali e Fierit duke luftuar mes jetes dhe vdekjes. Aksidenti mesohet te kete ndodhur ne fshatin e njohur me emrin Mbrostar ne hyrje te Fierit. Menjehere sapo eshte sinjalizuar per ngjarjen policia ka mberritur ne vendngjarje per te zbardhur dhe sqaruar ngjarjen ne fjale. Sipas policise aksidenti nuk ka ardhur si rrjedhoje e shperthimit te ndonje bombole gazi por ende nuk behen te ditura shkaqet qe kane cuar ne kete aksident.