E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 15 kg marijuane te fshehura ne gomen e nje makine

Policia kufitare e Kakavijes ne Gjirokaster ka sekuestruar 15 kg marijuane sasi e cila ishte fshehur ne gomat e nje makine dhe e destinuar per tregun grek. Burime nga uniformat blu te Gjirokastres bejne me dije se eshte prangosur edhe personi qe po transportonte drogen drejt Greqise. Sipas burimeve mesohet se eshte 28-vjecari nga Fieri Edmond Golloshi. Sipas policise se Gjirokastres kapja e Golloshit u finalizua fale operacionit policor te koduar Pengesa. Pas kontrollit te makines me te cilen po tentonte te kalonte kufirin i arrestuari Golloshi atij iu gjeten 15 kg lende narkotike e llojit marijuane. Policia ben te ditur se droga ishte fshehur ne gomat e makines por qe me mjetet e policise ajo eshte mundur te lokalizohet. Edmond Golloshi po hetohet tashme nga Prokuroria e Gjirokastres per vepren penale te Trafikimit te lendeve narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›