E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: Dialog mes palëve

Sekretari i Përgjithshëm i Natos Andres Fogh Rasmussen i ka bërë thirrje forcave politike në Shqipëri që të gjejnë një rrugë paqësore për të zgjidhur krizën akutale në vend.
 

Rasmussen deklaroi se ishte i shqetësuar nga dhuna e e kohëve të fundit në demostratën antiqeveritare rreth dy javë më parë në Shqipëri. Ai i ka bërë thirrje për një dialog mes qeverisë dhe opozitës, duke shtuar se një dialog i tillë është thelbësor në një vend të vogël si Shqipëria.
 

"Më vjen keq për humbjen e jetëve, dënoj fort dhunën dhe nxis të gjitha palët që të gjejnë një zgjidhje paqësore për mosmarrëveshjet politike. Shpresoj gjithashtu të shoh rifillim normal të aktivitetit politik në Shqipëri. Një dialog konstruktiv midis qeverisë dhe opozitës është rruga e duhur për të vazhduar përpara" ka deklaruar Rasmussen, gjatë një takimi të zokondshëm me gazetarët.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›