Rama Berisha synon kontroll te Prokurorise

E marte 31 Janar 2012 1355
EDI RAMASocialistet do te votojne ne seancen e se enjtes pro heqjes se imunitetit per tre deputetet Taualant Balla Tom Doshi dhe Besnik Bare te cilet kerkohen per tu hetuar nga Prokuroria si organizatore te demonstrates se 21 Janarit.
Kryetari i PS-se Edi Rama pohoi se kjo ngjarje duhet te zbardhet mbi prova duke i kerkuar organit te akuzes te mos ndikohet nga presionet e kryeministrit Berisha dhe mazhorances. Ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist Edi Rama i cilesoi si orkestrim te shemtuar sulmet e kryeministrit ndaj kryeprokurores Ina Rama. Sipas kryesocialistit qellimi eshte vetem nje vendosja ne kontroll te ketij organi. Por Rama kishte nje mesazh per kryeministrin Berisha kur i kujtoi se nese hetimet per 21 Janarin nuk zbardhen Shqiperia rrezikon per here te trete marrjen e statusit te vendit kandidat. Pas vizites ne Presheve kryetari i PS ka bere publike nisjen e hartimit te nje projektligji per te ndihmuar me investime shqiptaret ne luginen e Presheves.
ShareTweet
ShareTweet