E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha të hapë kutitë e votimit, ndryshe do të rrëzohet nga pushtetiNga TemaSocialistët kërcënojnë kryeministrin Berisha se do ta rrëzojnë nga pushteti, nëse nuk hapen kutitë e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Deklarata është bërë dje ng

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Rama: Berisha të hapë kutitë e votimit, ndryshe do të rrëzohet nga pushtetiNga Tema

Socialistët kërcënojnë kryeministrin Berisha se do ta rrëzojnë nga pushteti, nëse nuk hapen kutitë e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Deklarata është bërë dje nga kryetari i PS, Edi Rama, dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie e partive të koalicionit në protestën e organizuar në Fier. Duke kërcënuar kryeministrin Berisha me rrëzim nga pushteti, Edi Rama ka krahasuar situatën aktuale me atë të ngjarjeve të vitit 1997, kur PD ra nga pushteti për shkak të protestave mbarëpopullore, në krye të së cilave ishte vendosur opozita, e cila nuk pranoi rezultatin e zgjedhjeve të 26 majit 1996.

Rama iu ka bërë thirrje socialistëve në të gjithë Shqipërinë që të bashkohen për të protestuar në Tiranë, më 20 nëntor.

“Edhe nga Fieri i themi të gjithë bashkë Sali Berishës, mos rri mbi kutitë e mbyllura të zullumit të 28 qershorit, se do të fundosesh vetë ti në atë zullum, njësoj si kur u zgjodhe president, sepse nuk i le shqiptarët të zgjedhin lirisht parlamentin, por ndryshe nga atëherë, kur more tërë Shqipërinë me vete, ne nuk do të presim që ti të fundosesh bashkë me Shqipërinë në gropën e madhe që po i hap përditë ekonomisë shqiptare. Sepse, po nuk hape kutitë, siç e kërkon arsyeja madhore e vendit, do të duhet të largohesh me zgjedhje shumë të parakohshme”, - tha Rama.

I pranishëm në protestën e djeshme të opozitës ishte edhe kryetari i Bashkisë së Patosit, Bardhi Meli, i cili është zgjedhur në këtë post si kandidat i LSI. Ai ka deklaruar kështu largimin nga LSI për t’iu bashkuar qëndrimeve të opozitës.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm, unë jam për të gjithë ju, Bardh Meli, kryetar i Bashkisë së Patosit. Hapja e kutive është një betejë e ndershme, që buron nga e drejta qytetare për të jetuar në një vend demokratik. Pozicioni im është shumë komod, të jem në krah të qeverisë, por jam i bindur se e drejta e qytetarëve është cenuar, është cenuar themeli i demokracisë dhe ndershmërisë, vota e lirë. Një qeveri e re socialiste në të ardhmen do jetë angazhimi im maksimal. Sot kam vendosur të dorëzoj në këtë shesh pikërisht të gjitha ofiqet që më lidhin me LSI. Unë besoj se më shumë vlerë do kishte ndershmëria ime. Së bashku me mua dhe mijëra anëtarë të LSI do i bashkohen rrugës së luftës së socialistëve”, - tha dje kryebashkiaku i Patosit, Bardhi Meli.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS, Gramoz Ruçi, i bëri dje thirrje elektoratit socialist që të bashkohen në protestën e 20 nëntorit për të rrëzuar qeverinë Berisha, atë që ai e quajti “Muri që ka penguar Shqipërinë për 20 vjet.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›