Sandri flet, përpjekje për të zhurmuar lajmet dhe arrestimet për korrupsioninNga Antena brenda familjesSandri e pati dje ditë të keqe. Që në mëngjes ia prishi gjakun Gjykata e Tiranës që ia la prapë në burg sponsorin e tij. Filloi të ulërinte si i ma
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri flet, përpjekje për të zhurmuar lajmet dhe arrestimet për korrupsioninNga Antena brenda familjesSandri e pati dje ditë të keqe. Që në mëngjes ia prishi gjakun Gjykata e Tiranës që ia la prapë në burg sponsorin e tij. Filloi të ulërinte si i marrë. Merrte sa avokatët e tij, sa Berishën, për t’i thënë që ky ishte skandal.
- Nuk kemi ç’bëjmë më doktor. Ka harxhuar 1 milion euro në një javë njeriu dhe prapë rri brenda. Është dhe bela me atë doktor, se të gjithë mendojnë kushedi sa pará na ka dhënë që e mbrojmë. Sa i them dikujt bëj një shkrim për Rezart Taçin, të thonë më jep 5 mijë euro. ǒjanë këta b...q.. mo burrë! Po me 5 mijë euro unë bëj shkrim në “New York Times”. Këta janë çmendur më duket. Dhe Irfani që ka hapur gazetën dhe më ka thënë: “Boto ç’të duash për të”, dje më tha: “Do na japë ndonjë lek ky miku kur të dalë apo jo?” I vetmi që s’më kërkon pará është ky Ypi, se atij i ka dhënë ca tollona para se të futej brenda ai dhe është në rregull.
- Tani Sandër, ti e di që unë s’kam ç’bëj në këtë mes. Një problem është këtu, se unë s’marr dot njeri në telefon, se ma keqpërdorin. Nxora vajzën ta mbronte ajo, po dhe ajo aq mund të bëjë, s’bën dot më shumë.
- Jo mo, e mbroj vetë unë, po s’e kuptoj ç’janë këta b…q..., për një të rrahur ngrenë botën në këmbë. Është shumë skandal. Dhe këta të Dhomës së Tregtisë doktor më plasën buzën. Unë u them, bëni një deklaratë në mbrojtje të tij, ata më thonë: “I thuaj doktorit të na njohë Nikolinin për kryetar, ndryshe nuk e bëjmë.” Unë u kam thënë se e njeh doktori dhe mezi e bënë. Po ti mos u thuaj as po, as jo, sa të mbarojë kjo punë.
- Tani Sandër, unë s’kam gjë me emra të përveçëm, se unë e di që gjithë biznesmenët njësoj janë, duan të vjedhin ndonjë gjë, kështu që unë s’kam gjë me njeri, d.m.th., dhe Prifti u nxitua pak me atë.
- Po pra, i thashë Dritanit. Po e kemi shumë problem këtë punë doktor, se mirë ky që ngeli brenda, po shkuan arrestuan dhe atë këshilltarin e Priftit. Atë ai e mbante si më kryesorin dhe ju e mbrojtët kur e sulmuan në media.
- Tani o zotëri, unë e mbrojta vërtet se e sulmoi ai që e di vetë ti dhe unë kë sulmon ai e kë mbron, por tani dhe zoti Prifti ndonjë këshillë duhet ta dëgjojë.
- Po jo mo, fola me Monikën unë, i kishte thënë Ilirit ajo, dhe ai dakord ishte që ky këshilltari të na ndihmonte me ndonjë gjë, me ndonjë lek për rroga. Se kisha rrogat këtë muaj. Po ky Belegu bënte sikur s’më njihte fare. Dje pastaj, kur i vunë prangat, më merrnin njerëzit e tij, thoshin bëj një shkrim, se e kanë fut në burg, se i ka dalë emri te gazeta “TemA”. Tani po vazhdoi kështu puna që kujt i del emri te gazeta “TemA”, të futet në burg, atëherë unë duhet të jem në burg të përjetshëm. Po unë fola dhe me Ilirin dhe ai më tha që dhe ata i kishte rrejtë për punë parash dhe nuk ishin shumë të shqetësuar. D.m.th., që ai e meritonte. Po më vjen plasje të arrestohet, pasi e ka nxjerrë gazeta “TemA”, se atë tha dhe Iliri, ai u tregua b..q... dhe me ne, se na premtoi dhe nuk dha gjë.
- Tani Sandër mos më ngatërro me këto punë, d.m.th., se na doli dhe kjo puna e Transparency International dhe këto gjëra janë me zarar. Në fakt kam dhe unë faj se e nënvleftësuam sivjet ne raportin. Vitin e kaluar kisha motrën e një këshilltareje këtu që e ndihmuam për të bërë raportin dhe doli mirë dhe na duhej për zgjedhje d.m.th. Sivjet e nënvleftësuam, por kam frikë se do na prishë punë.
- Asnjë punë nuk prish doktor. Zhurmoi lajmet krejt. Dil në orën 7 në mbledhje qeverie direkt dhe fol për anëtarësimin në Bashkimin Evropian...
- Çfarë anëtarësimi Sandër, anëtarësimi më 2020 pa të bëhet. Thjesht më kanë hapur zarfin e kërkesës që kam çuar gjashtë muaj më parë dhe më kanë thënë që pas dy vjetësh do më japin përgjigje.
- Po kush e di këtu se ç’është ajo hapja e zarfit? Dëgjo mua, dil aty, rreshto qeverinë dhe thuaj që ne sot na u pranua kërkesa për të hyrë në BE dhe prej sot jemi vend anëtar dhe fol gjatë për këtë. Fol të paktën nja 20 minuta që ta mbajmë live në TV dhe njerëzit të mendojnë që ne kemi hy në BE, edhe pse ka probleme me korrupsionin. Se kështu ua mbyllim dhe gojën.
- Sandër, dakord, mirë, nejse xhanëm, s’e ke keq, po shiko, ka një problem, d.m.th, nejse, e diskutojmë xhanëm..., po shiko..., mirë-mirë..., më 7 të darkës thua ti..., s’e ke keq jo...., dakord, po e kam një problem unë të them të drejtën..., mirë, ja ta mendoj..., se shiko, unë dhe aq troç sa thua ti nuk e them dot, se dëgjojnë dhe këta të huajt dhe duket joserioze pastaj, po nuk e ke keq, mirë..
- Po kush çan kokën për ata doktor, ata atë punë kanë, ne kemi hallin tonë. Pse ata do rrimë të dëgjojmë për çdo gjë ne? Unë them, ti mbaj gjysmë ore mbledhje të hapur qeverie, që të thonë njerëzit diçka e madhe ka ndodhur, pa nuk e di njeri që s’ka ndodhur asgjë. Atë 20 vetë e dinë në gjithë Shqipërinë.
- Mirë Sandër, s’e ke keq d.m.th..., ashtu ta bëjmë, vë ndonjë nga këto vajzat e reja të flasin pastaj gjëra teknike që s’i kuptojnë njerëzit..., mirë e ke, dakord, ashtu ta bëjmë, fol pak me këto televizionet ta japin... Po, po, mirë e ke, nejse, e kam një problem unë xhanëm, po nejse, mirë, do ta bëj, dakord Sandër, hajt mirupafshim.