E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet, maqedonasit ishin kontraktuar

Punonjesit e aksidentuar dy dite me pare ne Fushe-Kruje ishin te dy kompanive te ndryshme. Hetimet e para te kryera nga prokuroria e rrethit te Krujes kane zbardhur se Edion Arapi, Ali Al Sabah dhe Duncan Rutherford, ishin punonjes te Kompanise “Fushe Kruje Cement Factory”, ndersa Besim Gashi dhe Lazer Stamenkovski punonin per llogari te firmes maqedonase “Vatrostalina D.O.O.Skopje”. “Firma nga Shkupi ishte kontraktuar per te kryer remontin e kulles se ngrohjes ne ciklonin nr. 5, ku edhe ndodhi aksidenti”, bene te ditur burime nga grupi hetimor. Nderkohe burime nga personeli mjekesor ne Spitalin Ushtarak te kryeqytetit bejne te ditur se gjendja shendetesore e Lazer Stamenkovskit eshte ende e renduar. Ai ra nga skela se bashku me pese punonjesit e tjere, ndersa kryente riparimet ne nje lartesi prej afro 30 metrash.
A. Bushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›