E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha te mos dhunoje mediat

Kryetari socialist, Edi Rama, i ben apel kryeministrit Berisha te terhiqet nga dhuna ndaj mediave, ndersa kerkon nga Drejtoria e Policise qe te respektoje ligjin.

Shefi socialist, doli sot ne krahe te botuesit te gazetes "Tema" Mero Baze. Bllokimin e redaksise nga policia, Rama e quajti sulm te kryeministrit ndaj nje medie qe kundershton qeverine.

"Pronat e shtetit nuk jane prone e qeverise. I bej apel edhe prokurorise qe te coje para ligjit urdheruesit e rrethimit policor te gazetes dhe te mos lejoje qeverine te perdore paligjshmerisht Policine e Shtetit duke rrezuar pushtetin gjyqesor", u shpreh Rama.

Kryetari socialist kerkoi nga Bashkimi Evropian dhe institucionet e tjera nderkombetare qe ta marrin seriozisht shfaqjen brutale te dhunes shteterore ndaj mediave.

Rama premtoi se pas ardhjes ne pushtet te tij, episodet e dhunes se pushtetit ndaj mediave do te marrin fund.

Javen e kaluar gazetare dhe analiste te njohur  kerkuan nderhyrjen e politikes ndaj akteve qe po nderrmer kryeministri ndaj mediave.
 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›