E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha të pranojë kompromisin e ti hapë rrugë transparencës

Tiranë, 1 Qershor 2010 NOA Update Dua ti kujtoj zotit Berisha se jemi pranë pikëmbërritjes që na është lënë nga miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur krizën e transparencës dhe nuk duhet ti rëndojmë Shqipërinë e shqiptarët me pasojat e moszgjidhjes së kësaj krize. Këto pasoja janë bërë shumë të qarta në tryezën e Strasburgut dhe dje janë shprehur hapur edhe nga drejtuesi i delegacionit të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor, europarlamentari i djathtë Eduard Kukan. Kështu u shpreh sot, Kryetari i PS, Edi Rama duke kërkuar që z. Berisha të pranojë kompromisin e ti hapë rrugë transparencës.

Kryesocialisti kujtoi më tej faktin se nesër është Samiti i Sarajevës dhe theksoi: Unë i bëj apel zotit Berisha të pranojë kompromisin e ti hapë rrugë transparencës, duke i hapur rrugën liberalizimit të vizave dhe procesit të integrimit europian të cilat miqtë e partnerët tanë i kanë kushtëzuar me zgjidhjen e krizës.

Më shumë lajme nga Politika

Rama vlerësoi se kjo krizë është e papranueshme për komunitetin ndërkombëtar, sepse ska vend e shoqëri demokratike që të pranojë mungesën e transparencës si standard dhe mohimin e transparencës si një e drejtë e patjetërsueshme kushtetuese në demokraci.

Në këtë pikë, z.Rama siguroi se ne i kemi bërë hapat tanë dhe e kemi pranuar kompromisin për hir të interesit të madh publik që edhe transparenca të bëhet, edhe vizat të liberalizohen, edhe kushtet për reformat e integrimit të krijohen.

Kurse më tej iu drejtua kryeministrit në distancë: Zoti Berisha nuk duhet të mendojë se afati ultimativ i Strasburgut mund të zhbëhet me deklaratat e pasjellshme të zëdhënësve të partisë së tij apo se miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë nuk do ti qëndrojnë paralajmërimit të tyre në rast mosgjidhjeje të krizës. Prandaj pa humbur kohë kryeministri duhet të dalë nga bunkeri ku është pozicionuar në kundërshtim me interesin e madh të vendit për transparencën e për liberalizimin e vizave dhe duhet të bëjë hapat e tij drejt kompromisit që gjendet në tavolinë.

Në këtë kuadër, z.Rama konsideroi se Shqipëria ka nevojë të lëvizë me shpejtësi përpara, duke u hapur shqiptarëve rrugën e normalitetit demokratik përmes transparencës publike të kutive të mbyllura dhe duke u hequr atyre kufijtë e lëvizjes në Europë përmes liberalizimit të vizave dhe theksoi se kompromisi e garanton këtë.

Kurse shtoi: Ne e kemi pranuar kompromisin. Ju bëj thirrje zoti kryeministër ta pranoni edhe ju, sepse pasojat e moszgjidhjes do tu bien mbi kurriz shqiptarëve, ndërsa përgjegjësia do të jetë vetëm e juaja. Kështu që ju zoti Berisha duhet të jeni dyfish i interesuar për të mos e mbajtur të bllokuar zgjidhjen, edhe si shqiptar, edhe si kryeministër.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›