Rama: Berisha të pranojë kompromisin

Një ditë para Ministerialit të Sarajevës dhe kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga ultimatumi që sipas tij është lënë për zgjidhjen e krizës politke në vend, kryetari i PS-së, Edi Rama i ka bërë apel kryeministrit Sali Berisha të pranojë kompromisin dhe të mos rëndojë shqiptarët me pasojat e mos zgjidhjes së krisëz. "Pranë pikëmbërritjes që na është lënë nga ndërkombëtarët për zgjidhjen i bëj thirrje kryeministrit të pranojë kompromisin. Nuk duhet të rëndojmë shqiptarët me pasojët e moszgjidhjes së krizës", tha Rama në një konferencë për shtyp.
Sipas Ramës, pasojat janë bërë të qarta në tryezën e Strasburgutr dhe u bënë dje publike dhe nga europarlamentari i djathtë Eduard Kukan.
Rama tha se Berisha duhet të pranojë kompromisin para Samitit të Sarajevës. "Nesër zhvillohet Samiti i Sarajevës dhe Berisha duhet të pranojë komprimisin e t'i hapë rrugë transparencës përmes kutive të mbyllura", shtoi ai.
Rama tha se kjo krizë është e papranueshme për ndërkombëtarët sepse nuk mund të pranohet mohimi i transparencës .
"Berisha të mos mendojë se afati ultimativ mund të zhbëhet. Pa humbur kohë Berisha të dalë nga bunkeri dhe të bëjë hapat e tij drejt komprimisit që është në tavolinë", nënvizoi kryesocialisti.