Tiranë, arrestohen për korrupsion 3 inspektorë

Policia e kryeqyteti me anë të një operacioni të koduar "bojaxhiu" ka bërë të mundur arrestimin e tre inspektorëve me akuzën për korrupsion. Në një konferencë për shtyp drejtori i përgjithshëm i policisë së shteti Burgaj theksoi se janë arrestuar inspektorët Virgjil Joti, Luan Qato dhe Kastriot Vakaj pasi i kishin kërkuar një shtetasi 20 mijë dollarë për zhgoganimin e një anije me karburant. Sipas Burgajt arrestimi i tre inspektorëve është bërë pas 8 muaj hetimesh ku të tre këta shtestas i kishin kërkuar personit në fjalë 10 mijë dollarë për çdo anije të zhdoganuar.