Rama: Berisha të përgjigjet publikisht do apo nuk do bashkëpunim me opozitën

Edi Rama
Pak ditë pas refuzimit të ftesës për debat publik me kreun e mazhorancës, Edi Rama i ka kërkuar Berishës që të paktën t’i japë përgjigje publike propozimeve të opozitës.
Kryetari i Partisë Socialiste në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj partie u shpreh se opozita pret përgjigjen e kreut të mazhorancë për të gjitha propozimet për reforma. Rama theksoi se përgjigja e Berishës duhet të jetë e prerë; po ose joreformë në bashkëpunim me opozitën.
Votimet me 3/5 janë votime për shtet-ndërtim jo arna apo qoka, kemi propozuar pakt për këtë. Jemi gati, jemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Saliu ta thotë publikisht do apo nuk do që deri në maj të mbyllet procesi që vazhdon të zvarritet, marrja e statusit kandidat. Do apo nuk do mirëkuptimin tonë. Do apo nuk do që të merremi vesh përtej atyre që na ndajnë dhe që do na ndajnë deri në fund, tha Rama.
Lideri i opozitës më tej foli për angazhimin e PS-së për heqjen e taksës për nevojat bazë, qumësht, vezë dhe ilaçe. Ai shtoi se kjo do të pasurohet me një propozim tjetër për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike.
Këto janë taksa më të larta se në të gjithë Evropën .Në Evropë nuk ka asnjë vend tatim mbi 20% për ushqimet. Me Saliun ka vetëm rritje çmimesh, me ne fuqia blerëse do të rritet. Alternativa e Saliut po e çon vendin drejtë përplasjes me murin e borxheve të papaguara dhe të papagueshme, nënvizoi Rama.
Kreu i së majtës foli edhe për taksën progresiste, duke premtuar se kjo gjë do të vendoset me ardhjen në pushtet të PS-së. Rama akuzojë se sot një grusht biznesmenësh ndajnë me politikanët fitimet në kurriz të të gjithë popullit.
Sot paguajë njësoj si një i pasur edhe një infermier, punonjës policie dhe pastruese. Kjo padrejtësi e vendosur në sistemin e taksave të vendit do të duhet të marrë fund. Ne jemi të vetmit që mund ti japi fund.
5% kanë më shuam se 50% të depozitave bankare dhe qeveria u merr taksa njësoj siç u merr 95% të tjerëve. Ne duhet të jemi më pjesën më të madhe të Shqiptarëve, tha ndër të tjera Rama.
Florenc Stafa