Poloni, fitore e partisë së Tusk

Në zgjedhjet parlamentare në Poloni kryeministri Donald Tusk sipas të dhënave të para të pjesëshme, është konfirmuar për një mandat të dytë qeverisës. Kështu për herë të parë që prej kthesës në vitin 1989, një qeveri polake arrin të rizgjidhet. Sipas rezultateve paraprake Platforma Qytetare liberal-konservatore e Tuskut ka marrë mbi 37% të votave. Për liderin e opozitës Jaroslav Kazinski sipas rezultateve të deritanishme kanë votuar 30% e zgjedhësve. Kazinski në mbyllje të fushatës elektorale tërhoqi vëmendjen me deklarata anti-gjermane. E papritura e këtyre zgjedhjeve ishte partia e re Ruch Palikota, e cila ka marrë 10% të votave dhe siguron kështu hyrjen në parlament. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 48%. Pas përfundimit të porcesit të votimit në poloni, edhe anketimet treguan se Kryeministri Donald Tusk dhe partia e tij Platforma Qytetare konservatore do të qendrojë pushtet pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare. Kjo do të jetë gjithashtu hera e parë që një parti në Poloni mban pushtetitin pas zgjedhjeve të përgjithëshme që nga rënia e komunizmit në vitin 1989. Polonia është i vetmi vend i Bashkimit Europian që ka dalë nga recesioni global i vitit 2008 me rritje pozitive ekonomike.