E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: “Berisha thelloi varfërinë dhe dyfishoi blerjet me listë”



Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e ka vijuar turin e tij “Dialog me Shqipërinë” me një takim të zhvilluar në qytetin e Rrëshenit. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Rama akuzoi kryeministrin Berisha se ka thelluar varfërinë. Kreu i PS-së theksoi se si rezultat i dështimit të qeverisë në këtë drejtim, në Shqipëri vazhdon të përhapet gjithnjë e më shumë “blerja me listë” nëpër dyqane. “Ajo që ka ndodhur në Shqipëri dhe që kryeministri bën mirë t’ua u thotë shqiptarëve, se ka qenë tërësisht i paaftë për ta ndalur, është që ato lista në dyqane që kandidati i vitit 2005 për kryeministër, Sali Berisha, ua tregonte kamerave, duke premtuar se do të ishin një kujtim i së shkuarës, sot janë bërë më të gjata. Sot janë bërë shumë më shumë emrat e njerëzve që kanë hyrë në ato lista dhe që i kanë borxhe dyqaneve për bukën e përditshme. Ajo që kryeministri duhet të thotë, është gjithashtu, se ku kanë shkuar të gjitha ato premtime të bëra për të rejat dhe të rinjtë, që sipas tij, duhet të ishin sot duke lundruar në internet?! Ndërkohë që sot, jo vetëm nuk janë duke lundruar në internet, por në Shqipëri nuk po lundron asnjë varkë peshkimi, në pamundësi për të përballuar koston e rritur në mënyrë të papërballueshme për të peshkuar”, - u shpreh Rama.

17 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›