Rama: Berisha u propozon shqiptarëve të jenë të lumtur me zor
Share
Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reagur në lidhje me deklaratat e Berishës në mbledhjen e qeverisë. Ai i ka konsideruar qesharake deklaratat e tij se shqiptarët duhet të jenë të lumtur, pasi në vend nuk ka asnjë krizë.
Qeveria u propozon shqiptarëve të jenë të lumtur sepse s`ka krizë ekonomike, as papunësi as padrejtësi po veç arritje të mëdha botërore, ka theksuar Rama, duke i cilësuar këto si gënjeshtra, ndërsa ka propozuar një rilindje shqiptare për rimëkëmbjen ekonomike.
Ne propozojmë një rilindje shqiptare për të lënë pas avazin e vjetër të gënjeshtrave e rimëkëmbur së bashku ekonominë, shoqerinë, shtetin, pohon Rama.