E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma e re e Aleancës Kuq e Zi, Një komb, një kampionat

Share

Aleanca Kuq e Zi ka ndërmarrë një nismë të re, e cila tashmë ka të bëjë me fushën e sportit. Nisma e quajtur Një komb, një kampionat, ka për qëllim që të bashkohen kampionatet e futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Drejtues të Aleancës shprehen se u kanë dërguar një kërkesë Federatës së Futbollit të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që të unifikojnë kampionatet, duke qenë se Kosova po diskriminohet në aktivitetet ndërkombëtare, duke mos u lejuar të marrë pjesë.

Sipas AK-, kjo nismë mund të realizohet në të gjitha sportet, duke qenë se shumë talente shqiptare janë duke humbur, ndërsa shumë të tjerë janë duke përfaqësuar shtete të tjera.

Sporti I Kosovës është duke u neglizhuar nga aktivitetet ndërkombëtare, ndërsa shumë talente të ësaj po humbin. Për këtë arsye, duhet një unifikim i sportit mes dy vendeve, thuhet në një deklaratë të Aleancës Kuq e Zi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›