Topi takon Josipovic, vullnet për intensifikimin e mardhënieve
ZAGREB- Presidenti i Republikës, Bamir Topi takoi sot presidentin e ri kroat, Ivo Josipovic menjëherë pas ceremonisë së inagurimit të tij në këtë detyrë, të mbajtur sot në Zagreb.
Kryetari i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që Shqipëria ka me Kroacinë. Duke shprehur vullnetin për intensifikimin e tyre
Presidenti Topi e njohu Presidentin kroat Josipoviç me zhvillimet më aktuale në Shqipëri .
“Në kuadër të lehtësimit të mëtejshëm të regjimit të vizave që po përpiqemi të arrijmë me BE-në, do të vlerësonim hapat që pala kroate do të ndërmerrte ndaj Shqipërisë për heqjen e sistemit të vizave nga pala kroate”, - u shpreh Kryetari i Shtetit.
Gjithashtu, Presidenti Topi vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve në Aleancën e Atlantikut të Veriut, si dhe nënvizoi angazhimin maksimal të Shqipërisë dhe Kroacisë përkrah aleatëve në kapërcimin e sfidave të ndryshme globale.
Duke folur për situatën në rajonin e Ballkanit, të dy Presidentët vunë në dukje kontributin shumë të rëndësishëm që Shqipëria dhe Kroacia kanë dhënë dhe japin për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit, për praninë e tyre përkrah misioneve ushtarake të NATO-s, në Afganistan, Bosnjë-Hercegovinë, etj.
Lidhur me dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës, dy Presidentët u shprehën se "tashmë në rajonin e Ballkanit mbizotëron një realitet i ri politik e diplomatik dhe se e ardhmja e tij është e projektuar qartë në familjen e madhe evropiane".
(e.n/BalkanWeb)