E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berishes Metes Idrizit Dules dhe Oketes Te takohemi per Presidentin

Opozita

Kryetari i Partise Socialiste u drejtohet me ane te nje letre publike krereve te partive politike parlamentare per te diskutuar ne lidhje me procesin qe do te ndiqet per zgjedhjen e Presidentit te ri te vendit. Lideri i opozites ka shperndare dje nje leter zyrtare ne adrese te Kryeministrit Sali Berisha si dhe kryetareve te LSI-se Ilir Meta te PR-se Fatmir Mediu te PDIU-se Shpetim Idrizi te PBDNJ-se Vangjel Dule. Letra publike e liderit te opozites i eshte drejtuar gjithashtu dhe kryetarit nismetar per formimin e partise me te re FRD Gazmend Oketa. Ne kete leter Rama thekson se nuk mund te vihet ne diskutim se procesi i zgjedhjes se Presidentit te ri te Republikes eshte nje provim shume i rendesishem per Shqiperine drejt momentit kyc te vjeshtes se ardhshme qe perkon edhe me 100-vjetorin e shtetit shqiptar. Pesha e madhe simbolike e 100 vjetorit i jep nje rendesi ende me te vecante edhe procesit te nevojshem politik qe duhet te rezultoje me zgjedhjen per President te nje figure e cila ne frymen e Kushtetutes sone simbolizon unitetin kombetar. Letra e plote

Ju shkruaj per te ndare me ju drejtperdrejt po edhe publikisht bindjen se ne frymen e Kushtetutes se Shqiperise procesi i zgjedhjes se Presidentit te ri te Republikes eshte shume me shume sesa nje procedure parlamentare e radhes. Per me teper ne kontekstin e sotem historik te Shqiperise qe per te tretin vit radhazi synon te ngjitet ne shkallen e kandidatit per Bashkimin Europian kjo zgjedhje kerkon nje vleresim dhe vemendje te vecante. Shqiptaret pa dallim presin nje pergjigje pozitive nga Komisioni Europian per aplikimin per statusin e kandidatit. Po edhe miqte e partneret tane europiane dhe Shtetet e Bashkuara po njesoj si mbeshtetes te palekundur te vendit tone ne rrugen e integrimit nuk e deshirojne qe aplikimi i Shqiperise te refuzohet per te treten here kete vjeshte. Ata se bashku kane bere dhe po bejne gjithcka munden qe kjo te mos ndodhe. Mirepo padyshim ne radhe te pare jemi vete ne perfaqesuesit politike te shqiptareve qe duhet te bejme gjithcka mundemi qe Komisioni Europian te na mbeshtese ne ngjitjen e shkalles se parafundit per integrimin e plote ne Bashkimin Europian. Nuk mund te vihet ne diskutim se procesi i zgjedhjes se Presidentit te ri te Republikes eshte nje provim shume i rendesishem per Shqiperine drejt momentit kyc te vjeshtes se ardhshme qe perkon edhe me 100-vjetorin e shtetit shqiptar. Pesha e madhe simbolike e 100-vjetorit i jep nje rendesi ende me te vecante edhe procesit te nevojshem politik qe duhet te rezultoje me zgjedhjen per President te nje figure e cila ne frymen e Kushtetutes sone simbolizon unitetin kombetar. Une besoj se simbolika e 100-vjetorit te pavaresise e forcon kontekstin historik te perpjekjeve per integrimin e vendit tone ne Bashkimin Europian dhe ne njefare menyre e ben me te madhe peshen e suksesit apo disfates se politikes shqiptare ne kete vit jubilar e ne kete rast konkret te zgjedhjes se Presidentit gjithashtu. Me po kaq rendesi besoj gjithashtu se eshte edhe per qytetaret shqiptare qe ne fund te nje procesi te mundshem gjitheperfshires mes gjithe paleve parlamentare per zgjedhjen e kreut te shtetit te kene ne krye te shtetit nje President garant te Kushtetutes dhe te institucioneve apo te proceseve kushtetuese qe lidhen me kreun e shtetit e jo nje noter partiak te nje pale te vetme. Prandaj ne emer te Partise Socialiste dhe te te gjithe asaj mase te madhe qytetaresh shqiptare qe Partia Socialiste perfaqeson ne Kuvend deshiroj tju ftoj me ane te kesaj letre qe te takohemi drejtperdrejt per te kembyer pikepamjet tona dhe per te tentuar te hapim nje dialog konstruktiv mes te gjitha paleve lidhur me rendesine madhore te ndertimit te nje procesi te dobishem per vendin ne zgjedhjen e Presidentit te ri te Republikes.

Mbetem ne pritje te nje pergjigjeje nga ana Juaj per kete kerkese dhe jam i gatshem tju takoj pa humbur kohe.

6 kryetare

Edi Rama i eshte drejtuar me nje leter publike 6 kryetareve te partive parlamentare me qellim zgjedhjen e nje Presidenti konsensual

20 maj

Sipas perllogaritjeve Kuvendi i Shqiperise ndermjet datave 18-20 maj duhet te percaktoje proceduren e 5 raundeve per zgjedhjen e Presidentit

Fatos Nano

Deri me tani kandidati i veteshpallur eshte ish-kryeministri Fatos Nano. Ai nisi konsulta me liderin e PS-se dhe te LSI-se per kete proces

Jozefina Topalli

Edhe pse ende nuk eshte nje kandidat zyrtar nga parti te tjera politike po lancohet emri i kryeparlamentares numri dy i PD-se Jozefina Topalli

84 vota

Sipas Kushtetutes ne tre raundet e para kreu i ri i shtetit zgjidhet me 3/5 pra duhen 84 vota pro. Ne dy te tjerat zgjidhet me 71 vota

var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-57efaddfeb67afd68ab8ca80b43104b6 function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT Komisioni i Ligjeve kthen pr/ligjin per pronen edhe mazhoranca kunder 15 ore me pare ... Komisioni parlamentar i Ligjeve ka kthyer per rishikim draftin e ... Rama leter Berishes Te nisim bisedimet per presidentin 22 ore me pare ... Kreu i PS-se i ka bere ftese publike pozites per te nisur dialogun per zgjedhjen e kreut te shtetit Zyrtarizohet partia e Bamir Topit 24 ore me pare ... Kreu i grupit nismetar te Fryma e Re Demokratike Gazment Oketa prezanton programin e partise Partia e Topit kap 246 like ne Facebook 2 dite me pare ... Gjergj ErebaraE krijuar vetem nje dite me pare pelqimet po rriten cdo minut Berisha ne jubileun e Vatres Homazh per ata burra qe 100 vjet me pare themeluan ketu ne atdheun e lirise 2 dite me pare ... Ne perfundim te vizites se tij ne SHBA Kryeministri Berisha ... Kandidaturat per president Aleanca Demokristiane propozon Jozefina Topallin 3 dite me pare ... Pas Fatos Nanos dhe Neritan Cekes zbulohet emri i kryetares se parlamentit. PD e PS ende pa emra kandidatesh

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›