E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, zbulohen 12 prostituta të prekura nga AIDS

Punonjëse seksi në Athinë

Çdo ditë që kalon zbulimet që dalin në dritë janë të frikshme. Femra të prekura nga AIDS,të cilat punojnë në shtëpi publike, disa të tjera qëndrojnë nëpër trotuaret e Athinës dhe u premtojnë burrave disa minuta të paharrueshme, më pas i çojnë nëpër hotele dhe fatkeqësisht disa nga këta burra nuk marrin masat e duhura.

Pas zbulimit të 22-vjeçares ruse, e cila ishte e prekur nga AIDS dhe vazhdonte të kryente marrëdhënie seksuale,institucionet përkatëse kanë kryer kontrolle në shtëpitë publike të Athinës, ku janë zbuluar 11 femra të tilla.

Vetëm ditën e hënë, 1 mijë burra kanë telefonuar në KEELPNO dhe kanë deklaruar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me rusen dhe femrat e tjera. Tronditës është fakti se, këto femra janë të gjitha vajza të reja.

10 femrat që janë të prekura nga AIDS janë greke, ndërsa njëra është bullgare. Këto punonjëse seksi janë shoqëruar në prokurori gjatë ditës së sotme me akuza tepër të rënda, pasi thuhet se, e kanë ditur që kanë qenë të sëmura.

Athina është alarmuar ditët e fundit dhe autoritetet thonë se, kanë nisur dhe vazhdojnë kontrollet e rrepta për të vizituar çdo prostitutë në qendër të Athinës. /Newsit.gr/

Përgatiti E. Koçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›