Rikthehet nimfomanja, nuk pranon jo për përgjigje

Ilustrim
Rikthehet gruaja që u arrestua disa ditë më parë, pasi detyroi një burrë të kryente marrëdhënie seksuale me të. Gjermanja nimfomane ka futur në kthetrat e saj këtë herë një afrikan.
Burri u gjet në rrugën poshtë pallatit të gruas, pasi ai telefonoi policinë. E takova në një autobus dhe më ftoi në shtëpinë e saj. O Zot, ishte një ferr i vërtetë. Nuk mundem as të ec, ju lutem me ndihmoni, e ka përshkruar me pak fjalë ai eksperiencën 36-orëshe me gruan grabitqare.
Gruaja 47-vjeçare është dërguar në një spital psikiatrik, ku po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve.
Viktima tha se mundi të largohej prej saj vetëm kur atë e zuri gjumi.
Pak ditë më parë, në kthetrat e saj përfundoi 43-vjeçari Dieter Schulz, të cilin e njohu në një bar në qendër të Mynihut. Pas disa akteve seksuale, burri u lodh, por gruaja vazhdonte të këmbëngulte.
Ai arriti të arratisej duke u hedhur nga ballkoni. Ai kishte njoftuar policinë përmes telefonit duke thënë: Ju lutem me ndihmoni, ajo po përpiqet të më vrasë me seks. Nuk mundem të largohem, por nuk mundem as të vazhdoj më.
Dy agjentë policie shkuan menjëherë në shtëpinë e saj, por në vend të shpjegimeve për sa kishte ndodhur morën ftesën për një treshe, të cilën e refuzuan. / G.N.