Ksera: Papunësia, 13.26%. Rritje pagës minimale

Spiro Ksera
TIRANE- Papunesia ne vend ka shenuar ulje. Keshtu ka deklaruar sot Ministri i Punës, Spiro Ksera, duke publikuar te dhenat e fundit lidhur me papunesine.
Sipas Kseres, nga 13.7 për qind që ka qënë një vit më parë kjo shifër ka shkuar në 13.26 për qind.
Ne fjalen e tij në Panirin e Punës, gjate Konferences “Horizonte Punësimi dhe Formimi”, Ksera ka theksuar se ka ende probleme e ne menyre te vecante shqetesim paraqet punësimi i të rinjve. Por per kete ai ka theksuar se qeveria eshte e angazhuar per nje sere nismash të reja për te mundesuar punësimin e tyre.
Sipas tij, masa do te merren edhe per pagen minimale, per te cilen ka premtuar se do të diskutohet në Këshillin Kombëtar të Punës dhe pritet që të rritet.