Ministra deputete dhe zyrtare te larte te PD-se ja emrat e FRDPresidenti
Organizatoret Oketa Biberaj Shehu Shehri por edhe te rinj. Debatet me ish-kryeministrin Meksi
Fryma e Re Demokratike zbuloi dje per mediat dhe publikun nje nga kuriozitetet me te medha qe shoqeronte kete nisme dhe qe lidhej me grupin themelues te saj. Ajo qe dihej nga opinioni publik lidhej me faktin se drejtuesi i grupit te themeluesve do te ishte ish-deputeti demokrat Gazmend Oketa. Por dje perdet rane dhe perball mediave Oketa u shfaq dhe me kater themelues te tjere kryesore te FRD-se. Ne krahe te tij qendruan dje dy femra Edlira Gjoni gazetare dhe pedagoge si dhe perfaqesuesja e Shkodres Elma Muka me profesion administratore biznesi. Ne panelin kryesor te drejtuesve nuk kishte si te mungonte dhe ish-deputeti demokrat Aleksander Biberaj i cili eshte shfaqur ne rolin e komunikatorit per kete levizje te re ne politiken shqiptare. Andi Seferi jurist i mirenjohur dhe me shume pervoje sa i perket punes me organizatat nderkombetare plotesonte peseshen e panelit themeltar. Sipas Biberajt kjo peseshe ishte zgjedhur ne menyre simbolike per te dale ne panel per te perfaqesuar dhe frymen e re qe e dominonte kete parti. E zgjodhem kete panel per te dhene idene e nje nderthurje mes meje dhe Oketes qe kemi qene me pare te angazhuar ne politike dhe brezit te ri te shqiptareve te cilet po e nisin karrieren ne kete fushe me FRD theksoi Biberaj. Kjo mund te kete qene arsyeja e cila ka mbajtur larg panelit emra te njohur te politikes shqiptare te cilet pas nje karriere te spikatur ne Partine Demokratike kane zgjedhur te aderojne ne kete parti. Por ne zyrat e tejmbushura te FRD-se dje nuk mungonin dhe shume perfaqesues te grupit themeltar te cilet jane figura te njohura per publikun shqiptar. Mjaft aktiv dje me organizimin u shfaq ish-deputeti demokrat Sali Shehu i njohur per miqesine e ngushte me kreun e shtetit Bamir Topi. Kjo figure u rishfaq ne skenen politike shqiptare pasi pak muaj me pare Topi e dekretoi per te qene ne krye te Kontrollit te Larte te Shtetit por u refuzua me ashpersi nga demokratet ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise. Nje tjeter personazh interesant i cili dukej se ishte ne krye te procesit te organizimit ne partine e re eshte dhe ish-drejtori i pergjithshem i Burgjeve Sajmir Shehri i cili ka qene i njohur per lidhjet e ngushta me PD-ne. Por tashme duket se kontributi i tij me organizimin e elektoratit ne Tirane do ti kaloje pikerisht FRD-se nje parti qe ka kryeqytetin piken e saj te forte sa i perket elektoratit qe do ta mbeshtese. Neper zyrat e FRD-se dje nuk mungonin as emrat e njohur te personazheve te botes akademike. Drejtuesi i Departamentit te Shkencave Sociale njekohesisht sociologu i mirenjohur Edmond Dragoti. Por dhe shume pedagoge gjendeshin ne salle dhe ne grupin themeltar. Nje pjese e rendesishme e grupit nismetar ishin studente qe lidhet dhe me faktin se nje pjese e mire e themelueseve te partise jane pedagoge ndaj dhe mbeshtetja e ardhur nga studentet ka qene e pakursyer. Ne ditet ne vazhdim emrat e pjesemarresve ne grupin themeltar pritet te shtohen dhe te formojne pak a shume bazen e elektoratit qe me vone do ti bashkohet FRD-se.
Topi PresidentiDrejtuesi i grupit themeltar Gazmend Oketa i pyetur per rolin e Presidentit Topi ne kete parti theksoi se ishte ende ne funksionin e kreut te shtetit por dyert e FRD-se do te mbaheshin te hapura per cdo qytetar shqiptar
var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-51e73bec50df3ed25f327583a6700a52 function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT Komisioni i Ligjeve kthen pr/ligjin per pronen edhe mazhoranca kunder 15 ore me pare ... Komisioni parlamentar i Ligjeve ka kthyer per rishikim draftin e ... Rama leter Berishes Te nisim bisedimet per presidentin 22 ore me pare ... Kreu i PS-se i ka bere ftese publike pozites per te nisur dialogun per zgjedhjen e kreut te shtetit Zyrtarizohet partia e Bamir Topit 24 ore me pare ... Kreu i grupit nismetar te Fryma e Re Demokratike Gazment Oketa prezanton programin e partise Partia e Topit kap 246 like ne Facebook 2 dite me pare ... Gjergj ErebaraE krijuar vetem nje dite me pare pelqimet po rriten cdo minut Berisha ne jubileun e Vatres Homazh per ata burra qe 100 vjet me pare themeluan ketu ne atdheun e lirise 2 dite me pare ... Ne perfundim te vizites se tij ne SHBA Kryeministri Berisha ... Kandidaturat per president Aleanca Demokristiane propozon Jozefina Topallin 3 dite me pare ... Pas Fatos Nanos dhe Neritan Cekes zbulohet emri i kryetares se parlamentit. PD e PS ende pa emra kandidatesh