Rama-Berishës: Reflekto, hap kutitë e votimit
Ai shtoi se pushteti që i “kërcënon dhëmbët” popullit bie. “Ne i bëjmë thirrje të qetësohet, të hapë kutitë e votimit, të bëjmë së bashku hetimin e plotë transparent zgjedhjeve të 28 qershorit dhe të hapim të gjithë bashkë një kapitull të ri, duke e çliruar parlamentin nga pesha e rëndë e mëkatit të zgjedhjeve të vjedhura”, theksoi Rama gjatë një konference për shtyp.
Ai ka përsëritur edhe një herë thirrjen për të hetuar zgjedhjet dhe për të bërë transparencën e kutive të votimit. “Urojmë që Sali Berisha të reflektojë e kuptojë se s’ka shans ta mposhtë me forcë të vërtetën që ne mbrojmë e do të mbrojmë së bashku me përditë e më shumë njerëz”, vijoi Rama.
Gjithashtu, kreu socialist ka kërkuar shpjegimin e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila nuk ka ndërmarrë hetime për shpenzimet e rrugës Durrës-Kukës.