E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon Hysenin: Nënshkruajnë protokoll bashkëpunimi

 Në kuadër të kësaj vizite sot u nënshkrua një protokoll  bashkëpunimi midis dy ministrive të jashtme respektive nga ministrat Meta dhe Hyseni.

''Arritjet e Kosovës janë të jashtëzakonshme. Brenda gati një dhjetëvjeçari gjerat kanë ndryshuar pothuaj tërësisht. Sot kemi shtet të ri dhe demokratik drejt integrimeve evropiane”, deklaroi Meta.

Ministri i jashtëm Meta është takuar  po sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ndërsa do takohet me kryeministrin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin, komandantin e KFOR-it, Markus Bentler, përfaqësues të partive politike dhe minoriteteve.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›